Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

E frikshme, 31 viktima për dy ditë në Kosovë, Osmani: Duhet të jenë alarm për institucionet

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka reaguar pas shtimit të rasteve me përfundim fatal si pasojë e coronavirusit, ku vetëm në dy ditët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar gjithsej 31 vdekje.

Ajo në një postim në Facebook ka thënë se dhimbja e 227 familjeve që deri më sot kanë humbur më të dashurit e tyre nga kjo sëmundje e rrezikshme, duhet të shërbejë si një alarm për institucionet, të cilat kanë për detyrë të mbrojnë jetën e qytetarëve.

“31 familje po i varrosin më të dashurit e tyre, që humbën jetën dje (16) e sot (15) nga virusi Covid-19. Ditët e festave janë ditë kur zotërojnë gëzimi e hareja, por sot, disa familje po i japin lamtumirën e fundit atyre që i deshën më së shumti. Lutem që Zoti t’ua lehtësojë dhimbjen në këto kohë të rënda e për humbjen e madhe jo vetëm për familjet por për gjithë shoqërinë tonë”, thotë ajo.

Osmani ka lutur qytetarët të kenë kujdes të shtuar, tani për festën e Kurban Bajramit.

“Prandaj nëse u shkon mendja që për këtë Bajram t’i injoroni këshillat e mjekëve për festë nga distanca, ju lus mendoni për 227 familjet që sot kanë dhimbje për fëmijët, vëllezërit, motrat apo prindërit e tyre, të cilët i humbën për shkak të pandemisë”, shkruan Osmani.

Kryeparlamentarja, ka ngushëlluar familjet e viktimave nga COVID-19.

“Dhimbja e tyre le të shërbejë si alarm për të gjithë për rrezikun e këtij virusi e në veçanti për institucionet që e kanë për obligim të mbrojnë jetën e qytetarëve.Ngushëllime edhe njëherë të gjitha familjeve që humbën më të dashurit”, ka shkruar në fund.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet