Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Diplomohet në moshën 96 vjeçare, me rezultate maksimale

Giuseppe Paterno, vuri në kokë kurorën tradicionale të dafinës të akorduar për studentët italianë, kur ata mbarojnë studimet, pasi ai mori pjesë në ditën e diplomimit pas përfundimit të studimeve universitare për histori dhe filozofi në Universitetin e Palermo.

Rektori i Universitetit të Palermos e shpalli doktor të historisë dhe filozofisë me notën “110 e lode” e cila në itali është maksimalja.

Por Giuseppe Paterno nuk është një student si shumë të tjerë. Ai është 96 vjeç dhe diplomimi, për të, ka qenë gjithmonë një arritje e dëshiruar. Lindur dhe rritur në një familje shumë të varfër në Palermo, ai na tha se bëri gjithçka që mundi për të lexuar.

“Kur nëna ime më jepte para për mëngjes, unë ndonjëherë shkoja për të blerë libra,” tha ai.

Giuseppe, sot ka 2 fëmijë dhe 4 nipër e mbesa. Ai filloi të punojë në moshën 7 vjeç, duke ndihmuar në fabrikën e birrës së babait të tij. Pastaj, në moshën 14 vjeç ai u bë fatorino. Pjesën më të madhe të jetës punoi në hekurudha.

Tashmë ai është studenti më i vjetër në Itali që diplomohet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet