Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Britania duke u izoluar gradualisht, shkak shtimi i lartë i infektimeve

Qeveria e Britanisë së Madhe ka vendosur brenda natës disa masa kufizuese në veri të vendit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë masat do të prekin 4 milionë qytetarë. Familjarët, të cilët jetojnë në banesa të ndryshme, nuk mund të takohen në ambiente të mbyllura në Manchester, Lancashire dhe West Yorkshire, si pjesë e masave që erdhën pas shtimit të rasteve me Covid-19.

Familjarët nuk do të mund të vizitojnë të afërmit në qendrat e përkujdesjes dhe azile, pasi mungojnë testet për stafin dhe të moshuarit.

Kufizimet e reja janë kritikuar nga opozita laburiste, që nënvizon se erdhën pa asnjë paralajmërim dhe se janë të paqarta. Por qeveria i ka mbrojtur ato.

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock thotë se njoftimi 3 orë përpara vendosjes së masave ishte më se i mjaftueshëm. Britania e Madhe raportoi të enjten, numrin më të lartë të rasteve ditore me koronavirus në muajin e fundit duke shtuar frikën për një valë të dytë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet