Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

BE kërkon 300 milionë doza të vaksinës

Bashkimi Evropian njoftoi se ka arritur marrëveshje me gjigantin farmaceutik francez, Sanofi për 300 milionë doza të vaksinës potenciale për koronavirus.

Komisioni Evropian, deklaroi se do t’iu lejojë 27 vendeve anëtare që të blejnë vaksinën kur të vërtetohet se ajo është e sigurt dhe efektive.

Ky njoftim erdhi në të njëjtën ditë kur qeveria amerikane ka thënë se do t’iu ofrojë 2.1 miliardë dollarë kompanive Sanofi dhe GSK, për zhvillim të vaksinës, ndërkohë që bota vazhdon të përballet me pandeminë.

Teksa të dhënat zyrtare tregojnë se masat e izolimit kanë shkaktuar tkurrje shkatërruese ekonomike prej 12 për qind në BE, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se blloku evropian është duke bërë gjithçka për të ndihmuar në gjetjen e një vaksine.

“Ne jemi duke zhvilluar diskutime të avancuara me disa kompani”, ka thënë ajo përmes një deklarate, duke shtuar se Evropa është duke investuar “në vaksinën premtuese”.

Gjashtë muaj prej kur Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur emergjencën globale, koronavirusi ka infektuar më shumë se 17 milionë persona.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet