Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Austria rihap kufijtë ajrorë, me një kusht…

Aeroplanët nga 18 shtete që e kishin ndaluar përkohësisht aterrimin në aeroportin e Vjenës, lejohen të aterrojnë përsëri. Por, të gjithë udhëtarët që vijnë nga zonat e rrezikut duhet të dëshmojnë testin PCR negativ.

Nga data 1 gusht Austria ka vendosur të heq ndalimin e kufijve. Ndalimet e fluturimit nga 18 vende do të përfundojnë në mesnatën e 31 korrikut. Kështu thuhet në një njoftim për shtyp të bërë nga Aeroporti i Vjenës.

“Por duhet të keni kujdes: Të gjithë udhëtarët që zbresin në Aeroportin e Vjenës duhet të dëshmojnë një test PCR negativ jo më të vjetër se tre ditë ose duhet të ta pranojnë kushtin e vet-izolimit dhjetë ditor dhe të kërkojnë që testin PCR ta bëjnë në Austri brenda 48 orëve.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet