Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas të moshuarin, humb jetën në spital

Aktualitet
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas të

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë.

Policia njofton se një 71-vjeçar është përplasur nga një makinë, tek Instituti Bujqësor, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.07.2020, rreth orës 15:55, në Institut Bujqësor mjeti me drejtues shtetasin K.D., 23 vjeç, ka aksidentuar këmbesorin shtetasin GJ.L., 71 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqeruar në ambientet e Komisariatit Nr.3, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT