Trump në ankth për zgjedhjet, kërkon shtyrje

Bota
Trump në ankth për zgjedhjet, kërkon shtyrje

Presidenti i SHBA Donald Trump në mënyrë të qartë bëri thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, duke i dhënë zë shqetësimeve të vazhdueshme se ai do të kërkonte të shmangte përballjen me kundërshtarin e tij që sipas sondazheve është mbi 10 pikë para.

Në një tweet të enjten në mëngjes – 96 ditë para zgjedhjeve dhe disa minuta pasi qeveria federale raportoi tkurrjet më të këqija ekonomike në histori – Trump propozoi shtyrjen e zgjedhjeve sepse pretendoi se procesi do të ketë të meta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Me votimin universal me postë (jo votimi i munguar, i cili është i mirë), zgjedhjet e vitit 2020 do të jenë më të pasaktat dhe problematiket në histori. Do të jetë një siklet i madh për ShBA. Të shtyjmë zgjedhjet derisa njerëzit të mund të votojnë siç duhet, të sigurt???”, ka shkruar Trump në Twitter.

Nuk ka ende asnjë provë që votimi përmes postës elektronike çon në manipulimin e zgjedhjeve.

Trump më parë ka kërkuar të ngjallë frikë dhe të hedhë bazat për të vënë në dyshim rezultatet e zgjedhjeve duke promovuar idenë se votimi me postë çon në manipulime të përhapura dhe një zgjedhje “të rremë”.

Megjithatë, Presidenti në SHBA nuk ka autoritet të shtyjë zgjedhjet pasi Kushtetuta i jep Kongresit fuqinë për të caktuar datën e tyre.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1288818160389558273?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1288818160389558273%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fopinion.al%2Ftrump-kerkon-shtyrjen-e-zgjedhjeve-ne-shba%2F

ME TE LEXUARAT