Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Sherr me shishe e sende të forta në Elbasan, ekzekutohet i dyshuari për disa vrasje me pagesë

Një person i dyshuar per disa vrasje me pagese eshte ekzekutuar mbreme ne Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qendrës së qytetit, rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Dyshohet se Florian Lamçja është qëlluar me sende të forta. Po ashtu ka dyshime se Lamçe, me precedent, është i dyshuar për disa vrasje me pagesë.

Kujtojmë se mbrëmë në Elbasan u vra me thikë edhe 23 vjeçari Regis Runaj.

NJOFTIMI I POLICISE
Në orët të para të mëngjesit, në lagjen ” Luigj Gurakuqi”, Elbasan , në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta shtetasit A.H., 42 vjeç, S.S., 34 vjeç, dhe F.L., rreth 40 vjeç, banues në Elbasan.

Shtetasi F.L., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Ndërsa dy shtetasit e tjerë të perfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën pēr zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet