Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rëndohet bilanci i viktimave/ Në Australi, shteti i Viktorias shënon ditën më të zezë nga koronavirusi

Përkeqësohet ndjeshëm emergjenca shëndetësore në Australi. Shteti i Viktorias, më i prekuri në këtë kontinent, raportoi bilancin më tragjik të viktimave dhe të infektuarve me Covid-19, duke nxitur kështu dyshime se izolimi 6-javor nuk po funksionon.

Autoritetet konfirmuan në Viktoria, 13 jetë të humbura nga koronavirusi dhe 723 raste, një shifër rekord për këtë vend.

Banorët në Melburn i druhen një zgjatje të izolimit, që nisi me 7 korrik. Autoritetet në Australi u bënë thirrje qytetarëve që shfaqin simptoma, që të testohen sa më shpejt.

“Nuk mund të shkoni në punë, pasi kështu përhapni virusin”, tha kryetari i Viktorias, Daniel Andrews. Një tjetër masë e kërkuar për ata që dalin nga shtëpitë, është dhe përdorimi i maskës.

Ndërkohë, Australia rreshtohet nga vendet që e kanë menaxhuar me shumë sukses.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet