Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rama: Koalicionet me vagonë vdiqën, por s’e ndajmë Lulin me Monën!

Sot po mbahet seanca e fundit parlamentare në Kuvend për ndryshimet kushtetuese.

Në fjalën e tij në Kuvend, Kryeministri Rama shprehet se kjo votë sot është vendimmarrja jonë për ta bërë Shqipërinë demokratike.

Rama: Sot kjo votë është një votë me dinjitet është vendimmarrja jonë për ta bërë Shqipërinë demokratike, një vend ku përgjegjësia përkthehet në punë për Shqipërinë dhe jo në sherr. Me çfarë thotë Komisioni i Venecias dëshiroj ta dëgjojnë këtë mesazh partnerët tanë. Këtu do ta dëgjojnë me vëmendje edhe kolegët që janë në rrugë dhe në rrugë nuk i çuam ne por shkuan vetë. Ligjvënësi duhet të jetë I ndërgjegjshëm të garantojë elementet thelbësorë që të sigurojë votën e ndershme dhe nëse ka një mekanizëm që nuk e garanton këtë votë të lirë dhe të ndershme, subjekti që ata përfaqësojnë më mirë është unikal. Është një shpikje shqiptare, është një hile. Komisioni i Venecias nënvizon lidhjen e drejtë dhe të ndershme mes votës së qytetarit dhe kandidatit. Çfarë lidhje e ndershme është kur i thua votuesit ke një tren me 40 parti dhe nuk ke mundësi ti shohësh ata që janë future nëpër vagona. Hidhe votën te vagoni që ta kapi dora dhe vota jote nuk I shkon atyre që janë në atë vagon por mblidhet te lokomotiva ose ta vagoni i dytë. Dhe te vagoni i dyti sillet vërdallë me gjysmën e deputetëve që kanë lokomivat e këtyre trenave pafund. Këtë se ka askush dhe sot do ta fshijmë.

Gjatë fjalës në Kuvend kryeministri Edi Rama ka pasur një debat me deputetët e Ballit, Alimadhi dhe Roshi dhe Kujtim Gjuzin e partisë Konservatore.

Rama: Ballist! Churchilli, ballist, thotë kush nuk ndryshon mendim është budalla dhe unë jam shumë I qetë sot që pavarësisht se nuk kam të njëjtin mendim të lartë si Rudina apo Murrizi por ama kjo është ajo që do populli këtë do bëj. Dhe sa për komunistin, ballist unë nuk kam asnjë lidhje emocionale ose intelektuale me komunizmin,. Im at po ka qenë komunist si shumë të tjerë dhe kanë qenë në anën e duhur të historisë kur ju. Të thuash ty ju është fyerje e Mitat Frashërin. Ti je një beteje e lodhur në një gropë të historisë. Por po ju them edhe një herë unë nuk kam asnjë problem me komunist e ballist dhe ju këtë e mësuat nga Enver Hoxha, se ju bëri më të zinj se sa veten sit ë sulmoni kundërshtarin, dhe fatmirësisht nuk keni asgjë në dorë se potë kishit do të ishit më të zinj se Enveri. Ndarja mes demkratëve këtu është. Demokratët dhe Socialistët janë demokratë. Socialistët janë antifashistë dhe merren me ideologjitë. Ju jeni thjesht kopje e zezë, Sailu I pari dhe të gjithë ata që janë jashtë, një kopje e zezë të shkuarës që I turreni të kuqes si demi porn ë fakt jeni e zeza kur e ktheni politikën në një instrument për të sharë e fyer njerëz, ndërkohë që politika është sporti I vishtirë. Nuk është për ty, por ty të solli këtu ai vagoni. Ti je thjesht një lopatë,je bishti I një lopate, lopata quhet balli nr 2 dhe pretendon tit ë vish prapë në parlament, nuk do ketë më parlament për ty dhe bishtat e lopatave. Me votimin e sotëm vagonat me lopata do të shkëputen nga treni i pluralizmit.
Të gjithë vendet e OSBE/ODIHR nuk ka një sistem si ky sot që të ka sjell sot në parlament. Karikatura politika që vini këtu që na tregoni komunistët dhe komunizmin në vitin 2020. Ky parlament boll ka qenë hostel i Shqipërisë për 30 vjet. Imagjino të jesh ballist në 2020, je ti. Nuk e di sa mund ti marrësh me mik në provimin e gjuhës shqipe në klasën e 9. Do të duhet një mik komunist. Më entuziazmojnë dellin ballistët.

Edi Rama u shpreh se nuk do të ketë më koalicione me vagonë si dikur, por kjo nuk e pengon që Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi të jenë bashkë në një koalicion tha ai, por me listë unike me formulën e re.

Rama: Këto ndryshime, ta dëgjojnë mirë ata që 5 qershorin e bënë si 28 nëntorin. 5 qershori është 4 ditë pas ditës së fëmijëve dhe ne e votuam një për një dhe nuk e prekim, por kjo që bëjmë e fut sistemin zgjedhor shqiptar në kornizën e botës me një miliard banor të OSBE-së. Nuk kemi asnjë interes politik që të ndërhyjmë të ndajmë çiftin Luli-Mona, ata na duhen bashkë, kemi edhe babaxhiken bashkë me të dhe atë dixhitalin e Lalzit dhe do ua tregojmë shqiptarëve mirë. Nuk po ndryshojmë natyrën e sistemit zgjedhor. Pragu elektoral nuk është vendosur në kushtetutë me këto ndryshime si %, kur erdhi nisma erdhi me %, 5%, kërkonte ndalimin e koalicioneve parazgjedhore në kushtetutë, të dyja këto ranë, por pse? Sepse nuk do të bënim votat ne, apo u tremb diktatori? Ranë sepse PS-ja kërkoi heqjen e tyre, pikërisht se PS-ja nuk ka lidhje me ato që flisni ju, ne kemi të meta plot, por jo ato që thoni ju. Por ju doni luftë imagjinare, ngaqë nuk keni shkrehur një pushkë, do luftë me zor, doni diktaturë me zor. Nuk po i hyj cfarë keni bërë ju kur ka qenë diktatura këtu, unë nuk merrem me dosje, merret Myslymi, por kam frikë se po të hapen ato dosje….Ndryshimet kushtetuese nuk i pengojnë palët të hapin listat 100%, përcaktojnë për shumë kohë, që nuk mund të jenë më pak se 2/3. Nëse kjo është hile e jona, atëherë pse i hapim më shumë se të gjithë ju të tjerët? Se ne jemi partia më e madhe. Me dakordësi të gjerë kjo mund të shkojë 100%. Ne e filluam nga ky tavan për gratë, përfaqësimin e grave. Le nuk kemi problem, diskutojmë. Por po bën dy javë që ne shkojmë për të diskutuar, ata vijnë na lexojnë parulla. Ata që kanë votuar sot këtu kanë bërë gjënë e duhur. Treni me vagonët fantazmë ka ikur në lumë dhe hapja e listave dhe mundësia e qyettarëve për të zgjedhur deputetin është reale. Nuk ka pula më”.Këto ndryshimet kushtetuese, ta dëgjojnë mirë partnerët, ata që 5 qershorin e bënë se 28 nëntorin. 5 qershori është një ditë, 4 ditë pas festës së fëmijëve, megjithatë ne e votuam dhe nuk e prekim por kjo që bëjmë sot e fut sistemin Shqiptar

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet