Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pinë tërë natën në lokal dhe në mëngjes u zunë me shishe, viktima në Elbasan me autorët ishin miq

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua në Elbasan mëngjesin e sotëm, ku pas një konflikti, një 40-vjeçar humbi jetën.

Ngjarja ndodhi në një lokal në qendër të Elbasanit, në lagjen “Luigj Gurakuqi”.

Personat e përfshirë në sherr, mes tyre dhe viktima, Florian Lamçja, ishin miq me njëri-tjetrin.

Mësohet se ata kishin pirë alkool tërë natën me njëri-tjetrin dhe në rrethana ende të paqarta ata kanë nisur të konfliktohen me sende të forta e shishe teksa kanë qenë të gjithë nën ndikimin e alkoolit. Për pasojë të tre personat, përfshi dhe autorët, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, u lënduan lehtë. Ata aktualisht ndodhen në komisariatin e Elbasanit, ndërsa ka qenë e pamundur marrja e dëshmisë së tyre, pasi ende nuk iu kishte dalë pija.

Të tre këta persona janë emra të njohur për policinë e Elbasanit, pasi janë përfolur për disa ngjarje kriminale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet