Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

OBSH ndryshon strategjinë, për këtë arsye…

Një dëshirë e kuptueshme për t’u rikthyer në normalitet, veçanërisht në mesin e të rinjve mund të jetë shkaku kryesor për shtimin e rasteve të reja me koronavirus në Europë.

Paralajmërimi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetit e cila raporton se po vihet re një përqindje më e lartë e rasteve të reja me koronavirus tek personat nën moshën 40 vjeç.

Drejtori rajonal i OBSH në Europë, Hans Kluge shprehet se autoritetet shëndetësore duhet të ndryshojnë mënyrën se si u përcjellin mesazhe të rinjve.

“Ne duhet të jemi vigjilentë, sepse në një moment të rinjtë do të afrohen dhe do të kenë kontakte më të shpeshta me shtresën më vulnerabël të popullatës.

E në këtë pikë ne duhet të shohim të dhënat dhe duhet të shtojmë aktivitetet me këtë grup; ambasadorë të rinj, njerëz influencues që mund të kenë ndikim tek popullata e re në mënyrë që t’i përmbahen masave. Të fajësosh është gjëja më negative që mund të kemi”, tha z. Kluge.

Rritja e infektimeve në mesin e të rinjve, të cilët janë më pak të vëmendshëm ndaj distancës sociale, është vënë re në disa shtete.

Në Suedi, e cila është kritikuar sepse nuk aplikoi izolimin, po raportohet një rënie e përgjithshme të rasteve të reja, por grupmosha 20 deri në 29 vjeç po rrit trendin dhe aktualisht ka më shumë infeksione për 100.000 njerëz sesa çdo grupmoshë tjetër.

Edhe në Irlandë rreth 60% e rasteve të konfirmuara me koronavirus janë raportuar tek grupmosha nën 45 vjeç.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet