Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Nga nofka ‘Flor Qorri’ tek vrasja që vëllai kreu vite më parë, fotot e viktimës që humbi jetën nga sherri i dhunshëm në Elbasan

Personi që shihni në foton është Florian Lamçja, viktima që mbeti i vrarë pas një sherri me miqtë e tij teksa konsumonin alkool në Elbasan. Ngjarja ndodhi në afërsi të qendrës së qytetit, rreth orës 05:00 të mëngjesit, në lagjen “Luigj Gurakuqi”.

Lamçja nuk është një emër i panjohur për policinë, ndërsa njihej në Elbasan nga të gjithë me nofkën “Flor Qorri”. Po ashtu, bëhet e ditur se vite me parë vëllai i tij, Olti Lamcja, vrau me armë Almir Canin, pronarin e një diskoje në Elbasan, ndërsa është dënuar me 22 vite burg.

I riu i cili mbeti viktimë pas një sherri me dy persona të tjerë në një lokal në Elbasan në orët e para të mëngjesit.

Ndërkohë, viktima, person me precedentë penale, është akuzuar për përfshirje në disa ngjarje të rënda kriminale, ndërsa dyshohet se ka qenë vrasës me pagesë. Aktualisht, autorët e ngjarjes, miqtë e tij, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, ndodhen në komisariat. Gjithçka dyshohet se nisi pas një sherri për motive banale, pasi viktima dhe autorët kishin nisur të pinin përgjatë gjithë natës, ndërsa nga mëngjesi kishte nisur dhe sherri që çdo në vdekjen e 40-vjeçarit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet