Ministria e Drejtësisë firmos për izolimin e 7 ‘të fortëve’ të botës së krimit për ‘burgun e egër’

Aktualitet
Ministria e Drejtësisë firmos për izolimin e 7 ‘të

TIRANË

Ministrja e Drejtësisë firmos për izolimin me regjimin 41 biss të shtatë kriminelëve të parë. Detajet pritet të bëhen publike permes një konference të përbashkët mes ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj si edhe kreut të prokurorisë së Posaçme Arben Kraja.

Po çfarë është regjimi 41 biss?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për herë të parë të parë në Itali termi “41-biss” është prezantuar në vitin 1992, kohë kur humbën jetën Giovani Falcone dhe Paolo Borselino, si mburojë specifike për anëtarët e grupit mafioz Cosa Nostra dhe grupe të tjera të ngjashme me të. Me vdekjen në qeli të bosit të Cosa Nostrës, Toto Rina në nëntor të 2017-ës, “41-bis” u rikthye sërish në qendër të vëmendjes në Itali, për të ringritur edhe një herë sigurinë në burgje.

Thelbi i regjimit “41-bis” është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz jashtë. Duke bërë këtë, pengohen bosët e mafies që të kenë komunikime të mundshme me organizatat kriminale. Kështu, atyre u bllokohet mundësia që të japin urdhra për vrasje dhe krime ndërkohë që janë në burg. Limitimi i numrit të takimeve me familjarët, është një ndër rregullat strikte, ku saktësohet maksimumi 1 takim në muaj.

Po ashtu ndalohet kontakti fizik me familjarët, ndërsa çdo bisedë mes tyre është e regjistruar. Të burgosurit kanë mundësinë e një telefonate 10 minutëshe në muaj, edhe ajo e regjistruar. Çdo korrespondencë me jashtë do të jetë e kontrolluar. Të burgosurit i ndalohet çdo objekt personal në qeli, si stilolaps, blloqe apo lekë. Të burgosurit janë aq të vëzhguar sa është e pamundur të komunikojnë mes të dënuarve, të gatuajnë, të shkëmbejnë objekte dhe janë grupe sociale të ndryshme të dënuarish.

Në Itali kjo platformë ligjore aplikohet në 23 institucione të vuajtjes së dënimit në të gjithë territorin italian. Por burgjet shqiptare nuk kanë kushte për të plotësuar standardet e ‘41 biss’, dhe autoritetet janë përpjekur të përshtasin këtë lloj regjimi me atë që parashikon ligji shqiptar. Ky ligj u miratua me 76 vota në seancën palamentare të 21 dhjetorit 2018 dhe pritet të hyje në fuqi këtë të mërkurë.

Këtij regjimi në Shqipëri do i nënshtrohen 270 të dënuar ose që janë në proces gjykimi që dyshohet se mbajnë kontaktet me botën e krimit jashtë hekurave. Në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Drejtësisë janë përcaktuar dy institucione, institucioni i parë është për të paraburgosurit, i cili është “Jordan Misja”, i njohur si 313 ku do të aplikohet ky regjim, ndërsa institucioni i dytë është IEPV Peqin ku do të aplikohet për të dënuarit”.

ME TE LEXUARAT