Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Listat e hapura/ Vasili i tregon “muskujt” Ramës: Je armik i popullit! Fundi i Byrose Politike do të të duket lule

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka sulmuar kryeministrin Rama pas votimit në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese, të cilat u miratuan me 106 vota pro.

Përmes një reagimi në facebook, Vasili bën fajtor Ramën për atë që e quan konflikt në të cilin është futur vendi dhe premton zero tolerancë për të.

Sipas Vasilit, Edi Rama është armiku i popullit dhe Kushtetutës, dhe se llogarinë me çdo qytetar e ka të hapur.

Postimi i Petrit Vasilit:

Edi Rama sot u shpalli lufte shqiptareve.

Populli sot eshte perballe armikut te vetem te tij Edi Rames.

Opozita e bashkuar eshte perballe tij me e vendosur se kurre.

Edi Rama eshte shkaktari dhe pergjegjesi i vetem i konfliktit me te rende ku ka hyre vendi.

Edi Rama po sillet si armik i populli, i Kushtetutes dhe i paqes me shqiptareve ndaj do te trajtohet vetem si i tille dhe me zero tolerance.

Edi Rama nga sot e ka te hapur llogarine me cdo shqiptar dhe fundi i Byrose Politike do ti duket lule, kete s’duhet ta harroje kurre.

Gjeli i kotecit te rilindjes nuk tremb me as pulat, qe ka perqark e jo me shqiptaret qe kane pare plot coftira si ky.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet