Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kuvendi hapi listat, Basha: Kjo është maskaradë, e papranueshme! S’janë të detyrueshme për opozitën

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha së bashku me aleatët opozitarë ka reaguar fort kundër ndryshimeve kushtetuese që hapin listat. “Kuvendi gjysmak tregoi se është çirak i interesit politik të Edi Ramës. Qytetarëve s’po u jepn listat e hapura, pasi janë të hapura vetëm nga fundi i tyre. Edi Rama refuzoi hapjen e 100% të listave dhe mos prekjen e koalicioneve. Ata shkelën me këmbë konsensusin dhe Kushtetutën. Kurrë më parë kushtetuta nuk është ndryshuar pa konsensusin e opozitës dhe në mënyrë të njëanshme. Kurrë më parë rregullat nuk janë vendosur nga partia në pushtet.

Shqipëria i është dashur Edi Ramës vetëm për interesat e tij personale. Akti i sotëm është treguesi i fundit, se ai e di që koha e tij po mbaron. Ai po përpiqet që të manipulojë sistemin duke menduar të zgjasë agoninë e pushtetit të tij. Ndryshimet e njëanshme nuk janë të detyrueshme për opozitën dhe për qytetarët, janë të papranueshme. Makinacionet nuk kanë për ta ndaluar ndryshimin politik. Koalicioni ynë është me njerëzit, ne jemi bashkë për të bërë këtë ndryshim.

Atyre që kërcënojnë që të na kthejnë në partinë shtet ne do u tregojmë se nuk ka më kthim pas. Ne do të vijojmë betejën për demokracinë dhe votën e lirë për të fituar zgjedhjet, asgjë nuk e ndal koalicionin kundër Ramës. Fuqia jonë është te vota dhe mbështetja e qytetarëve, ku vullnet nuk zhbëhet nga kjo maskaradë” tha ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet