Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Konfirmohet klubi më i vlefshëm i futbollit në botë

Ekipi i Real Madridit vazhdon të jetë klubi më i vlefshëm i futbollit në botë sipas raportit të fundit të përgatitur nga “Brand Finance”.

Në një kontekst të rrënimit ekonomik dhe social, të shkaktuar kryesisht nga pandemia e Covid-19, vlera e Real Madridit si markë është ulur 13,8 %, në 1 419 milionë euro, por gjithsesi e ruajti pozicionin si më e madhja.

Klubi i bardhë, mjaft i fortë në industrinë e futbollit, ndiqet nga afër prej Barcelonës, që i rrëmben vendin e dytë Manchester Unitedit.

“Sot dy marka spanjolle në botën e futbollit janë kryesuese. Sporti spanjoll është padyshim krenaria jonë, tregon fuqinë e kombit tonë”, ka thënë Teresa de Lemus, drejtoreshë menaxhuese e “Brand Finance”.

Pavarësisht se ka humbur këtë vit 13,8 % të vlerës së markës së tij, e cila tani është 1 419 milionë euro, Real Madridi është akoma marka më e fuqishme në futbollin botëror dhe rezultatet tregojnë se e ardhmja do të jetë më e mirë, duke qenë se fitoi titullin e La Ligas këtë vit. “Los Blancos” e ka zgjeruar ofertën tregtare duke lansuar një markë inovacioni, “Real Madrid Next”, qëllimi i së cilës është të punuarit me ndërmarrje fillestare të orientuara nga teknologjia.

Real Madridi, gjithashtu, po përfiton mirë nga rrjetet sociale për ta rritur pjesëmarrjen e ndjekësve të tij.

Në “top-dhjetëshe” renditen: Real Madrid (Spanjë), FC Barcelona (Spanjë), Manchester United (Angli), Liverpool (Angli), Manchester City (Angli), Bayern Munchen (Gjermani), PSG (Francë), Chelsea (Angli), Tottenham Hotspur (Angli), Arsenal (Angli).

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet