Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kavajë/ Kultivim droge në zona të pyllëzuara, arrestohen tre persona, procedohen penalisht dy kryeplakë fshati

Në prangat e Policisë Kavajë kanë rënë tre persona të cilët kanë kultivuar bimë narkotike në zona të pyllëzuara dhe janë proceduar penalisht dy kryeplakë fshati.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në zona të pyllëzuara në fshatrat Tilaj dhe Kryemëdhenj.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, të dyshuar si autorë të kultivimit.

Procedohen penalisht kryeplaku i fshatit Tilaj dhe kryeplaku i fshatit Kryemëdhenj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, nga toka me grupe kontrolli dhe nga ajri me dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në zona të pyllëzuara në fshatrat Tilaj dhe Kryemëdhenj, disa bimë të dyshuara cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar, shtetasit: A. A., A. A. dhe E. D.

Po në vijim të veprimeve janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit Sh. D., me detyrë kryeplak i fshatit Tilaj dhe D. GJ., me detyrë kryeplak i fshatit Kryemëdhenj, pasi dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet