Hapja e listave/ Ambasadorët Yuri Kim e Luigi Soreca takim me Bashën në selinë blu

Politikë
Hapja e listave/ Ambasadorët Yuri Kim e Luigi Soreca takim me Bashën

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca kanë shkuar në zyrën e kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Ambasadorët ndodhen në selinë blu, ku mendohet se në fokus të takimit të jenë hapja e listave me miratimin e ndryshimeve kushtetuese ditën e sotme nga parlamenti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, Basha reagoi ashpër duke thënë se nuk do i njohë dhe se refuzoi ftesën e kryeministrit Edi Rama që të ulen dhe të vijojnë diskutime për reflektimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor për listat dhe koalicionet.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama tha se Basha u nxitua me vendimin për të refuzuar ftesën për t'u ulur në tryezë për të integruar ndryshimet kushtetuese për listat dhe koalicionet në Kodin Zgjedhor. E ndërsa e fton sërish që të reflektojë, Edi Rama i bën edhe një paralajmërim se nuk do ta presë gjatë.

Ditën e sotme Kuvendi vendosi të ndryshohet Kushtetuta e Shqipërisë. Me 106 vota pro, nga 94 është miratuar hapja e listave.

ME TE LEXUARAT