Erdogan synon zgjerim të ndikimit politik, edhe jashtë…

Bota
Erdogan synon zgjerim të ndikimit politik, edhe jashtë…

Jashtë Turqisë, udhëheqësi me pikëpamje islamike po ndjek një politikë ekspansioniste, thotë zoti Phillips.

"Nën pretekstin e luftës ndaj terrorizmit, ai ka vepruar kundër kurdëve në Siri dhe Irak dhe ka përdorur ushtrinë e tij për të zgjeruar ndikimin e Turqisë në Libi," tha zoti Philips.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga Siria e shkatërruar e deri tek rajoni i kurdëve të bllokuar në Irakun verior, nga Katari i pasur me naftë e deri tek vendet e varfëra të Afrikës lindore dhe perëndimore, nga Ballkani e deri në një Libi praktikisht të copëzuar, vëzhguesit vërejnë një rritje të ndërhyrjeve ushtarake turke, të pa parë që nga shembja e Perandorisë Osmane, gati një shekull më parë. Shumë prej tyre shtrojnë pyetjen nëse Erdogani po përpiqet të përmbush ambicjet e tij të deklaruara hapur për të zgjeruar praninë ushtarake të vendit të tij në botë.

"Unë do të thoja se Erdogani ka një ‘mini" perandori, i tha Zërit të Amerikës Soner Cagaptay, autori i librit, Perandoria e Erdoganit: Turqia dhe Politika e Lindjes së Mesme.

"Nuk është perandoria që ai mendoi se do të kishte sepse nuk është përfundimisht një perandori e Lindjes së Mesme, dhe as një perandori që ka mbështetjen e Perëndimit," tha zoti Cagaptay.

Në shumicën e rasteve, trupat turke janë të mirëpritura nga qeveri që përballen me kërcënime serioze të brendshme ose të jashtme. Por sipas analistëve, në disa raste, turqit kanë ndërhyrë për të ndjekur objektivat e tyre pa marrë parasysh kundërshtimet e qeverive pritëse.

Zgjerimi ushtarak, i pasuar shpesh me mundësinë e investimeve për firmat turke, ka irrituar aleatët e Amerikës në Evropë dhe botën arabe edhe kur Uashingtoni shfaqet si një vëzhgues më neutral, thonë analistët.

Siria dhe Iraku

Grupet e të drejtave e akuzojnë Turqinë dhe përfaqësuesit e saj për shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut si në Siri ashtu edhe në Irak.

Megjithatë, Turqia i mohon pretendimet se forcat e saj kanë kryer krime kundër civilëve. Ankaraja thotë se operacionet e saj të vazhdueshme ushtarake brenda Irakut dhe Sirisë janë akte të vetëmbrojtjes kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) me qendër në Turqi dhe Njësive të Mbrojtjes Popullore (YPG) me qendër në Siri.

"Është terrori nga PKK / YPG nga i cili po vuajmë gjithashtu," i tha Zërit të Amerikës Gulnur Aybet, një këshilltar i lartë i Erdoganit, në një diskutim online të Këshillit Atlantik javën e kaluar.

Ndërsa Uashingtoni i ka kërkuar Ankarasë të mos sulmojë YPG-në, një partner efektiv i amerikanëve kundër grupit terrorist të Shtetit Islamik, SHBA-të kanë qenë mbështetëse ndaj luftës turke kundër PKK-së, e cila është shpallur si një grup terrorist si nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja.

Të dy qeveritë, Irakiane dhe siriane kanë dënuar ndërhyrjet turke, duke i parë ato si shkelje të sovranitetit të tyre. Pavarësisht kundërshtimit, Turqia thotë se nuk ka në plan të tërheqë trupat e saj nga Iraku dhe Siria në ndonjë kohë të afërt.

Duke folur për praninë turke në Siri javën e kaluar, Erdogani tha: "Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në këtë vend derisa fqinji dhe vëllai ynë njëmijëvjeçar, populli sirian, të arrijnë lirinë, paqen dhe sigurinë".

Në Irakun verior, kompanitë turke investojnë masivisht në sektorët e naftës, bankave dhe ndërtimeve.

 

ME TE LEXUARAT