Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Danimarka shënon numrin më të madh ditor të rasteve të reja me koronavirus, në dy muaj

Sipas autoriteteve shëndetësore, 91 raste të reja të coronavirusit u regjistruan në Danimarkë të enjten, shifra më e lartë e infeksioneve të përditshme në vend që nga 18 maj.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, totali ditor i fundit nga instituti kombëtar i sëmundjeve infektive SSI tregon rritjen, e cila pason 57 raste të reja të regjistruara të mërkurën dhe 30 të martën.

Ndërkohë bëhet e ditur se infeksionet mesatare ditore të reja COVID-19 në Danimarkë janë rritur ngadalë gjatë gjithë korrikut.

Java që filloi më 5 korrik pati një mesatare prej 18 raste të reja në ditë. Kjo ishte rritur në 41 deri javën e kaluar.

Gjithsesi, totali i përditshëm i fundit tregon një rënie të një numri të pacientëve të shtruar në spital.

Tre njerëz më pak janë shtruar në spital me COVID-19 sesa dje, shifër që tani qëndron në 18.

Nga pacientët e shtruar në spital, tre janë në kujdesin intensiv dhe të tre po marrin trajtim me ventilator.

Edhe pse totali i sotëm është i lartë në krahasim me numrat e fundit, nuk ka asnjë shkak të menjëhershëm të alarmit, sipas Jens Lundgren, profesor i sëmundjes infektive në Rigsh Hospitalet e Kopenhagenit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet