Bill Gates flet për testet e Covid-19: “Krejtësisht të padobishme”

Bota
Bill Gates flet për testet e Covid-19: “Krejtësisht të

Për Bill Gates, shumica e testeve për Covid-19 janë “krejtësisht të padobishme” pasi rezultati vonon shumë për të dalë.

Në një intervistë për televizionin CNBC, ish-CEO dhe themelues i Microsoft kritikoi disa nga testimet që kryehen në SHBA.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tij, njerëzit duhet të marrin përgjigjen e testit më shpejt sesa e marrin momentalisht, në mënyrë që të jenë në gjendje të ndryshojnë sjelljen e tyre dhe të mos infektojnë të tjerët.

“Duhen më shumë se 48 orë për të marrë përgjigjen. Kjo është e padobishme”, tha ai. Sipas Gates, kjo ka ndikuar edhe në vështirësitë e vendit për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Ndihmëssekretari për shëndetësinë në Departamentin e Shëndetit amerikan, Brett Giroir, shprehet se pjesa dërrmuese e testimeve kryhen në laboratorë të mëdhenj dhe mesatarisht duhen 4,27 ditë për të marrë përgjigjen.

Në një intervistë për CNN ai ra dakord me pretendimet e Gates.

“E kam thënë gjithmonë që përgjigjet e testimeve duhet të dalin brenda 24 orëve, do të isha shumë i lumtur sikur të ngrinim pika testimi kudo, por nuk kemi arritur ende në këtë pikë”, tha ai.

Sipas të dhënave zyrtare, në 28 korrik, në SHBA u kryen 733243 testime, thuajse 3-fishi i testimeve që kryheshin në një ditë në fund të prillit.

ME TE LEXUARAT