Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vuçiç në Samitin e Ballkanit Perëndimor: Merkel s’mund të marrë vendime për ne, heqim proceset…

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ashtu si liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor në Samitin e sotëm online ka mbështetur idenë për kufij të hapur.

Sipas Vuçiçit Samiti i sotëm ishte një seancë produktive dhe se duhet zvogëluar proceset burokratike për kufij të hapur që sjell edhe kursim parash për shtetet.

Vuçiç gjithashtu tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë dhe të bëjnë hapa të shpejtë dhe mos presin BE-në pasi nuk mund të marrë Merkel vendime për to.

“Kemi pasur një seancë prodokutive. Unë duhet të lavdëroj punën tuaj dhe të gjitha të tjerat që janë të rëndësishme për Serbinë. Ne po flasim për një paketë europiane që është e rëndësishme për ne. Së pari duhet të ndryshojmë veten për t’iu përkushtuar më shumë rajonit tonë, për të mos e nënvlerësuar veten dhe të kemi më shumë besim tek njëri-tjetri. Duhet të jemi më të shpejtë në rajon, varet nga ne.

Angela Merkel nuk mund të marrë vendime për ne.

Nëse zvogëlojmë të gjitha këto procedura dhe të gjitha këto procese burokratike, përfundimi është se mund të kursejmë më shumë para. Kjo do të thotë që ju duhet të ndaloni të gjykoni fuqinë tonë. Ne duhet të punojmë së bashku për të zgjidhur problemet tona dhe të jemi shumë më të respektuar nga Shtetet e Bashkuara dhe BE. Ne duhet të bashkëpunojmë dhe të punojmë së bashku sepse të gjithë jemi shumë të vegjël. Kjo është mënyra e vetme për të arritur diçka”- tha Vuçiç.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet