Vrasja e 30-vjecarit në Elbasan, policia zbardh detaje: I riu ndërroi jetë rrugës për në spital

Aktualitet
Vrasja e 30-vjecarit në Elbasan, policia zbardh detaje: I riu ndërroi

Policia e Elbasanit jep detaje për vrasjen me thikë të të riut, që ndodhi pak më parë në këtë qytet.

Burimet nga policia njoftuan se është qëlluar një i ri rreth 30 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 22:10, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në rretha ende të paqarta në një rrugicë të kēsaj lagjeje është gjetur një shtetas rreth 30 vjeç i plagosur me mjet të mprehtë ( thikë), i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht vijon krehja e zonēs për kapjen e autorit/ëve

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes me qëllim idetifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

ME TE LEXUARAT