Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vaksina ‘Made in Italy’/ 60 milionë doza deri në fund të vitit

Kompania bioteknike italiane Irbm, me qëndër në Pomezia në Romë, e cila po bashkëpunon me Universitetin e Oksfordit për krijimin e vaksinës antiCovid, ka deklaruar se ka nisur fazën 3 të testimit dhe deri tani rezultatet kanë qenë mjaftë premtuese.

Sipas menaxherit të përgjithshëm të kompanisë, nëse nuk do të ketë surpriza të pakëndshme, deri në fund të shtatorit do të jenë në dispozicion të dhënat përfundimtare përsa i përket sigurisë dhe brenda vitit do jenë gati 60 milionë doza

Vaksina ‘Made in Italy’ është një nga 150 vaksinat e tjera që po zhvillohen globalisht dhe konsiderohet një nga më premtueset për sa i përket efikasitetit ndaj infeksionit të koronavirusit

Matteo Liguori, menazher i përgjithshëm i kompanisë ka deklaruar se “Të dhënat janë pozitive sepse ato tregojnë jo vetëm që vaksina është e sigurt, por gjithashtu ka një reagim të fortë imunitar.

Në dy fazat e para, ka rezultuar se te 90 % e vullnetarëve të testuar antitrupat janë krijuar pas injektimit të një doze të vetme dhe në 100% të rasteve te ata që morën një dozë të dytë

Sipas Liguori-t, shpërndarja në shkallë të gjerë e vaksinës do të fillojë në fund të vitit.

Vaksina: 60 milion doza deri në fund të vitit

Kompania prodhuese ‘AstraZeneca’ ka nënshkruar një marrëveshje me disa vende europiane të cilat do të furnizohen me 60 milionë doza deri në fund të vitit kurse 400 milionë të tjera do të jenë në dispozicion brenda vitit 2021.

Kush do të ketë përparësi në administrimin e vaksinës?

Të parët që do të administrojnë vaksinën do të jenë njerëzit që rrezikojnë më shumë nga kontraktimi i virusit dhe ata me shëndet kritik. Se si do të shpërndahet antidodi gjithsesi është një vendim që do të merret në nivel europian.

Qëllimi i deklaruar nga Astra Zeneca është të sigurojë qasje të gjerë, të drejtë dhe pa fitime gjatë fazës së pandemisë.Kostoja për shpërndarjen e saj do të jetë 2-3 euro, ka siguruar multinacionalja farmaceutike.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet