Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U arrestuan për ndërhyrje në ndërtesat ku humbën jetën disa persona gjatë tërmetit, lihen të lirë pronarët e bizneseve në Durrës

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “detyrim paraqitje” për Artur Terziun, pronarin e lokalit “Barons” tek pallati në lagjen nr.6, ku vdiqën dy gra gjatë tërmetit të 26 nëntorit, i cili u vu në pranga vetëm 3 ditë me parë.

Ekspertiza e pallatit ka nxjerrë betonin të dobët dhe si rrjedhojë është shembur pallati. Në çështjen e tij është ndryshuar akuza nga “vrasje në rrethana të tjera” në “ndërtim pa leje”.

Gjithashtu është dhënë masa ‘detyrim paraqitje’ për Arben dhe Dëshira Qaton të Vilës Palma, pasi ndodhen të shtruar në spital.

Për Arben Qaton dhe për Terziun prokuroria e Durrësit ka ankimuar në apel. Organi i akuzës thotë se pallati 6-katësh që u shemb pjesërisht në Durrës, pas tërmetit, ndodhi si pasojë e ndërhyrjes në katin e parë të objektit. Artur dhe Anisa Terziu kishin hapur bar “Barons”, në katin e parë, duke dëmtuar kolonat dhe muret e pallatit.

Sipas hetimeve të prokurorisë përgjegjësi kanë edhe zyrtarë të ALUIZNI-t që legalizuan lokalin dhe të INUV. Dy gra, Hatije Rexhepi dhe Xhulieta Gjana humbën jetën tek ky pallat pas shembjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet