Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Presidenti Meta dekreton “Gjeneral Major” Bajram Begaj, Shef të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot emërimin e Gjeneral major Bajram Rushit Begajt si Shef të Shtabit të Përgjithshëm të FA në Shqipëri.

Gjeneral major Bajram Rushit Begaj deri më sot mbante detyrën e Komandantit të Komandës së Dokrtinës dhe Stërvitjes por tashmë do të ketë një detyrë edhe më të rëndësishme.

Kujtojmë se më 3 korrik Meta e gradoi me titullin Gjeneral major, komandantin Bajram Begajn, kurse sot do të jetë Shef i Shtabit të FA, detyrë që më parë e mbante Bardhyl Kollçaku.

NJOFTIMI NGA PRESIDENCA

29 korrik 2020

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta dekretoi sot emërimin e Gjeneral Major Bajram Rushit Begaj, Shef të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Gjeneral Major Bajram Begaj mbante detyrën e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Kush është Gjeneral Major Bajram Begaj

Gjeneral Major Bajram Begaj, ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer:
“Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen”, në Shqipëri;
“Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë”, në Shqipëri;
“Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji”, në Shqipëri;
“Kursin e menaxhimit spitalor” dhe “Kursin e lidershipit mjekësor strategjik”, në SHBA;
“Specializimin në fushën e mjekësisë” dhe “Kursin e Shëndetësisë”, në Greqi.
Gjeneral Major Bajram Rushit Begaj, ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, në Shqipëri si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.
Ai ka kryer detyra të ndryshme si:
Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes,
Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT,
Drejtor i Spitalit Ushtarak,

Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor, në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet