Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Me barkun e rrumbullakosur, publikohet fotoja ndryshe e Sara Hoxhës

Lajmi se Sara Hoxha ishte shtatzënë fillimisht u quajt i pavërtetë, pasi partnerja e Ledrit e fshehu barkun e rrumbullakosur. Por pas aludimeve të shumta, çifti vendosi të zbulonte vetë se ishin në pritje të një vajze.

Me anë të një video të postuar në Instagram, Ledri shfaqej shumë i lumtur për gjininë e bebit teksa shkruante në statusin e tij në Instagram, ”Jom ka des syt me ti pa” që do të thotë se po vdes që t’i shohë sytë fëmijës së tij të parë.

Edhe tanimë, Sara ende tregohet shumë e rezervuar teksa poston foto në rrjetet sociale, teksa shijon verën në jug të Shqipërisë. Por fotot paparacë kanë zbuluar një foto të sajën, ku shfaqet me barkun më të rrumbullakosur sesa e kemi parë në Instagram. Vajza e tyre pritet të vijë në jetë në muajin nëntor.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet