Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Maqedonia e Veriut mbyll kufijtë edhe për gushtin, lëvizje të lirë pa kushtëzim vetëm me Shqipërinë

Maqedonia e Veriut do të mbajë mbyllur kufijtë, ose më saktë lëvizje të kushtëzuar për Serbinë, Kosovën, Bosnjen dhe Malin e Zi.

Prej korrikut Maqedonia e Veriut ka vendosur një masë ndaj këtyre 4 shteteve ku qytetarët që vijnë nga to duhet të vërtetorjnë me një test PCR- RT jo më shumë se 72 orë të vjetër që janë negativë me COVID-19.

Ky është kushti i cili mbetet në fuqi edhe në muajin gusht. Por ndërkohë Maqedonia e Veriut nuk ka vënë masë ndaj Greqisë dhe Bullgarisë, por këto të fundit si shtete të BE e kanë bllokuar hyrjen nga Maqedonia e Veriut.

Në këtë rast siç konstatojnë edhe mediat maqedonase vetëm Shqipëria mbetet vendi fqinj me të cilin mund të lëvizë lirisht pa kufizime e kushtëzime.

“Nuk kemi ndërmend ta ndryshojmë sepse situata aktuale në këto vend është e ngjashme me tonën dhe nëse hapen plotësisht kufijtë do të kemi numër më të madh të të infektuarve. E ndjekim situatën aktuale në të gjitha shtetet dhe shohim se ka numër të madh të të sëmurëve edhe në këto vende.”- deklaroi – Zharko Karaxhovski, Kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet