Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kukësi arrin vendin e dytë në play-out

Kukësi e ka mbyllur me një gole sezonin 2019/2020, duke vulosur edhe vendin e dytë në renditje. Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi shpërbleu të gjitha parashikimet, duke kaluar 5-2 tranfertën e Luftëtarit. Në fillim Limaj dhe më pas Shkurtaj vulosën pjesën e parë me epërsinë e dyfishtë të miqve.

Me rikthimin në fushë, gjirokastritët surprizuan duke barazua shifrat me golat e shpejtë të Likës dhe Haxhiut. Gjithsesi, shpresat e Liftëtarit për të mbyllur me pikë sezonin u shuan shpejtë. Kukësi përmbysi shifrat, kur skuadrat ishin në fushë me nga dhjetë lojtarë pas kartonëve të kuq të Alimanit dhe Limaj.

Shkuraj, Domi dhe Abazaj plotësuan “manitën” e Kukësit që duhet të kënaqet me vendin e dytë në këtë sezon.

Ndërkohë, në ndeshjen e saj të fundit për sezonin e rregullt të Superligës, Vllaznia barazoi 1-1 në shtëpi kundër Flamurtarit.

Tashmë shkodranët duhet të shpëtojnë sezonin, duke siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar në ndeshjen e play-out.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet