Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gjiknuri: Oferta jonë qëndron! Gati që në frymën e 5 qershorit të shkruajmë rregullat e hapjes së listave dhe koalicionet

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka thënë se edhe pas votimit të ndryshimeve kushtetuese oferta e PS për opozitën jashtëparlamentare do të vijojë.

Sipas Gjiknurit nga dita e nesërme kurdo që të dojë Opozita PS do të jetë e gatshme që në frymën e 5 qershorit të bashkëpunohet për të shkruar rregullat e hapjes së listave dhe koalicioneve.

Gjiknuri thotë se propozimi i sotëm i Opozitës ishte i mbështetur në rërë pasi nuk po gjejnë një vend europian që të ketë modelin e koalicioneve që ata duan. Sipas Gjiknurit përjashtohet që në Këshill Politik të shpiket ndonjë formulë për koalicionin që do Opozita e Bashkuar në një sistem proporcional rajonal me lista të hapura.

”PS i qëndron që Kuvendit është legjitim në miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Në frymën e 5 qershorit jemi gati të shkruajmë rregullat se si do hapen listat 1, dhe si do bëhen koalicionet. Bazuar tek një vend i OSBE. Ata nuk po gjejnë një vend që të mbajnë atë koalicion që duan. Prandaj u kemi thënë gjeni një vend që parashikon koalicione parazgjedhore të cilat implementohen në sisteme.

Nëse PD vjen me këtë që koalicionet mundësohen. Modifikimi që i është bërë draftit është që koalicionet do të rregullohen në ligjin zgjedhor, ne jemi dakord, do e bëjmë së bashku.

Ne do vazhdojmë me frymën e bashkëpunimit. Aman e para të hapim listat dhe të zgjidhim këto çështje.
Opozita e Bashkuar ka kërkuar vetë sistem letonez të koalicioneve, belg, holandez. Po të shohësh dhe rekordet në KP këto modele janë. Dakord, le t’i marrim. çfarë thonë ato modele? Hajde t’i përkthejmë në ligjin shqiptar. I qëndrojmë deri në fund.”- tha Gjiknuri.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet