Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Evropë, rritja e rasteve me Covid/ Alarm i OBSH-së: Vjen nga të rinjtë

Drejtori rajonal për Evropën në OBSH, Hans Kluge, thotë se infektimet në rritje mes të rinjve qëndrojnë pas rritjes së fundit të rasteve në të gjithë kontinentin.

Ai tha për BBC se autoritetet duhet të komunikojnë më mirë me pjesëtarët më të rinj të shoqërisë. “Një numër në rritje vendesh po përjetojnë shpërthime të lokalizuara dhe shtim të rasteve të koronavirusit. Ajo që ne dimë është se kjo vjen si pasojë e një ndryshimi në sjelljen e njerëzve”, tha ai.

Ne po marrim raporte nga autoritete të shumta shëndetësore për një numër më të lartë infektimesh të reja mes të rinjve. Ndaj për mendimin tim, kjo është e mjaftueshme për të rimenduar se si të komunikojmë dhe të ndërgjegjësojmë më mirë të rinjtë – shtoi ai.

Kluge tha se si baba i dy vajzave, ai e kupton se të rinjtë nuk duan të humbasin verën. Por ai shton se ata kanë përgjegjësi ndaj vetes, prindërve, gjyshërve dhe komuniteteve të tyre ndërkohë që tani dihet se cilat janë sjelljet e duhura në kohë pandemie ndaj apelon ai, le t’i shfrytëzojmë këto njohuri. Ditë më parë, ekspertë evropianë thanë se nëse më parë koronavirusi prekte më shumë të moshuarit, tani mosha mesatare e të prekurve është reduktuar në 40 vjeç.

Sidoqoftë, kjo shtresë e shoqërisë është e predispozuar të sëmuret më pak nga koronavirusi ose ta kalojë atë pa simptoma, duke bërë që të mos rëndohet barra mbi shërbimin shëndetësor.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet