Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dyshohej se ishte me Covid/ U shtri në mes të rrugës dhe s’e preku askush, vdes shqiptari

Një burrë me inicialet H.H nga Plluzhina e Skënderajt ka gjetur vdèkjen tragjike, pasi u la të lëngonte në mes të sheshit të Mitrovicës. Ai kishte qëndruar në Shtëpinë e të Moshuarve, e më pas ishte dërguar për përkujdesje në Qendrën për Punë Sociale në Mitrovicë. I njëjti mësohet se ka vdèkur para disa ditësh në Spitalin Regjional të Mitrovicës, ku ishte dërguar për trajtim.

Vdèkjen e tij e ka konfirmuar QPS e Mitrovicës dhe Policia e Kosovës, për “Jepi Zë”. Ndërkohë, Komuna e Skënderajt nuk ka dhënë shumë detaje konkrete, ani pse u pyet për vdèkjen e këtij burri. Ata thanë vetëm se nuk kanë marrë informacione nga institucionet e Mitrovicës.

Policia kanë bërë të ditur se personi në fjalë u vàrros në vàrrezat e qytetit në Shipol.

Njoftimi; Me datë 22.07.2020 nga Drejtori i Spitalit Rajonal në Mitrovicë z. Enis Istrefi përmes telefoni jemi njoftuar si QPS-së në Mitrovicë se, i moshuari H.H në po të nijetin Spital ka ndërruar jetë, kurse me këtë rast ne si QPS e kemi informuar, Bashkësia Islame në Mitrovicë, DPSF, institucionet komunale dhe të afërmit e tij, për çka këta të fundit sipas informacioneve që kemi, i kanë kryer ceremonitë mortore në raport me të ndjerin.

Personi në fjalë ka vdèkur javën e kaluar dhe është vàrrosur në vàrrezat e Shipolit. Nga data 10.07.2020 për klientin në fjalë, banor i përhershëm i Mitrovicës, nën përkujdesjen e Qendrës për Punë Sociale në Mitrovicë dhe menaxherit të rastit- punëtorit social, SHPMPF në Skenderaj nuk ka marrë asnjë informacion zyrtar nga Qendra për Punë Sociale në Mitrovicë, Spitali Regjional- Mitrovicë apo nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet