Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

A do të ketë karantinë tjetër në Itali? Conte sqaron qytetarët italianë

Pas mbledhjes së djeshme të Senatit, kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, sot ka folur në Dhomën e deputetëve rreth arsyeve të zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të epidemisë nga koronavirusi.

“Nëse nevoja për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme ka kundërshtime, të thuhet qartësisht në mënyrë të sinqertë, por të mos përhapë paqartësi në popull, sepse sot, duke lexuar disa gazeta dhe disa përgjigje në rrjetet sociale, ka ndonjë qytetar që është bindur se zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme do të thotë të kthehemi në karantinë, që do të thotë masa më shtrënguese në fillim të gushtit. Nuk është aspak kështu”, ka konfirmuar në sallë.

Pra gjendja e jashtëzakonshme nuk duhet ngatërruar me futjen në fuqi të masave të reja shtrënguese që kufizojnë lirinë e qytetarëve.

Conte ka fajësuar opozitën për shfytëzim të debatit, duke akuzuar qeverinë se don të mbajë nën kontroll qytetarët dhe të bëjë të heshtin forcat politike që nuk bëjnë pjesë në mazhorancë, shkruan Vizion Plus.

“Nuk po them se është e përjashtuar një vlerësim politik, përkundrazi, jeni të thirrur ta bëni në këtë sallë. Dua të them se qeveria po bën këtë vlerësim mbi bazë të istancave organizative, operuese, dhe jo se duam të mbajmë popullin në një gjendje frike, siç dikush është shprehur. Janë konfirmime të rënda dhe aspak të vërteta”, ka sqaruar kryeministri.

Qeveria kishte konfirmuar se donte të zgjaste gjendjen e jashtëzakonshme deri me 31 tetor, por Senati dje ka votuar një zgjidhje me shumicë votash që do ta zgjasë deri me 15 tetor.

“Qeveria do t’i mbahet kësaj zgjidhjeje të përkohshme”, ka thënë Conte, në rast se edhe Dhoma e deputetëve do të votonin në mënyrë pozitive për këtë zgjidhje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet