Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zbulohet ultimatumi: Të enjten, Serbia do të marrë projekt-marrëveshjen për njohjen e Kosovës

Serbia pritet të marrë një projekt marrëveshje gjithëpërfshirëse në Bruksel që nënkupton njohjen e shtetit të Kosovës. Media serbe “Novosoti” shkruan se përfaqësuesit e administratës në Bruksel do të dorëzojnë praktikisht një ultimatum në Serbi të enjten.

Sipas burimeve thuhet se delegacioni i Beogradit do të udhëtojë për të zhvilluar biseda me Mirosllav Lajcak dhe përfaqësuesve të institucioneve të Prishtinës në selinë e Bashkimit Evropian dhe do t’i dorëzohet një projekt-marrëveshje gjithëpërfshirëse që nënkupton njohjen de-fakto të shtetit të Kosovës nga Serbia.

Bashkëbiseduesit nga qarqet diplomatike pretendojnë se Brukseli, përmes Lajçakut, planifikon të dorëzojë një draft konfidencial për kreun serb, Marko Duric, me një kërkesë për t’ia përcjellë atë Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet