Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Virologia u mbyll gojën konspiracionistëve ndaj vaksinës: Unë kavia e parë që e provova vetë, lajme të mira na presin

Kanë kaluar dy muaj që kur iu nënshtrua administrimit të vaksinës kundër koronavirusit dhe virologia Elisabbetta Groppelli, studiuese në St.George të Londrës, thonë se ndihet shumë mirë dhe nuk ka pasur “asnjë efekt të rëndësishëm anësor”.

“Disa prej nesh kanë pasur dhimbje në zonën e injeksionit, lodhje dhe temperaturë të lehtë, por të gjithë këto janë reaksione normale”, shprehet ajo.

Vaksina po hyn këto ditë në fazën e tretë dhe të fundit që është eksperimentimi tek njeriu. Virologia shton megjithatë se është ende shumë shpejt për të vlerësuar efektet përfundimtare të vaksinës.

“Nuk jemi ende të sigurtë nëse ky reagim imunitar i përfituar është në gjendje të mbrojë nga sëmundja: për momentin, qarkullimi i virusit është reduktuar shumë dhe nuk e dimë nëse vullnetarët nuk janë infektuar sepse janë imunë apo sepse nuk kanë rënë në kontakt me sëmundjen”, shton ajo.

Sipas saj lajmet më të mira për funksionimin e vaksinës pritet të marrin në vjeshtë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet