Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vaksina e NIH/Moderna jep garanci tek hyn në fazën e fundit

Prova më e madhe deri më sot e një vaksine eksperimentale për COVID-19 filloi të hënën me të parët e një grupi prej gati 30,000 amerikanësh që përveshën mëngët për të marrë vaksinën e krijuar nga qeveria amerikane si pjesë e garës gjithëpërfshirëse globale për të ndaluar shpërthimin e virusit vdekjeprurës.

Testimi në fazën përfundimtare të vaksinës, zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë dhe kompania Moderna Inc., filloi me vullnetarë në qendra të shumta amerikane duke u dhënë një dozë të vërtetë të vaksinës ose thjesht një injektim fallco.

“Po marr pjesë në testim pasi jam një punonjëse e kujdesit shëndetësor në pension dhe i kuptoj mirë sfidat që COVID-19 i ka shkaktuar komunitetit, shtetit dhe gjithë vendit”, thotë pjesëmarrësja Karen Juser.
Juser mori injeksionin në Binghemton të Nju Jorkut.

Do të kalojnë disa muaj përpara se të merren rezultatet, dhe nuk ka asnjë garanci që vaksina përfundimisht do të funksionojë kundër virusit që ka vrarë rreth 650,000 njerëz në të gjithë botën, përfshirë gati 150,000 në SH.B.A.

Shkencëtarët vendosën rekorde të shpejtësisë për zhvillimin e vaksinës me një provë kaq masive vetëm disa muaj pas shfaqjes së koronavirusit. Por ata theksuan se publiku nuk duhet të frikësohet se vaksina nuk është e sigurtë.

“Ky është një moment historik domethënës,” tha drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Francis Collins pasi u dha injeksioni i parë i provës, në 6:45 të mëngjesit në Savana të Xhorxhias. Ajo vjen me një ritëm jashtëzakonisht të shpejtë në krahasim me ritmin e zakonshëm për përgatitjen e vaksinave. Kjo u bë e mundur si rezultat i një përpjekje të gjithanshme që ka filluar që nga janari kur virusi SARS – COV2 u shfaq si një kërcënim në të gjithë botën”.

Pasi vullnetarët të marrin dy doza një muaj larg njëra tjetrës, shkencëtarët do të ndjekin nga afër për të pare se cili grup përjeton më shumë infeksione, ndërsa vazhdojnë rutinën e tyre të përditshme, veçanërisht në zonat ku virusi po përhapet pa kontroll.

Përgjigja me siguri nuk do të vijë deri në nëntor ose dhjetor, paralajmëroi Dr. Anthony Fauci, eksperti i lartë i sëmundjeve infektive.

Ndër shumë pyetje që mund ti përgjigjet studimi: Sa mbrojtje ofron vetëm një dozë në krahasim me dy të tilla që shkencëtarët mendojnë se janë të nevojshme? Nëse vaksina funksionon, a do të mbrojë kundër sëmundjes së rëndë apo do të bllokojë infeksionit tërësisht?

Mos prisni një vaksinë aq të efektshme sa vaksina e fruthit, e cila parandalon rreth 97% të infeksioneve të fruthit, tha Fauci, duke shtuar se ai do të ishte i lumtur me një vaksinë COVID-19 që është 60% efektive.

Disa vaksina të tjera të zhvilluara nga Kina dhe nga Universiteti i Oksfordit në Britani filluan prova më të vogla në fazën përfundimtare në Brazil dhe vende të tjera të goditura në fillim të këtij muaji.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet