Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Twitter denoncon djalin e Donald Trump, për fake news

Twitteri ka bllokuar përkohësisht llogarinë e djalit të Presidentit Donald Trump, Donald Trump Jr. Twitter argumentoi se ai ka “përhapur informacione të rreme dhe potencialisht të dëmshme në lidhje me COVID-19”.

Të hënën, Facebook hoqi nga faqja e saj një video virale, në lidhje me një grup mjekësh të cilët ngrinin pretendime të rreme mbi pandeminë e koronavirusit.

Më shumë se 14 milion njerëz e kishin parë videon. Videoja tregonte se maska dhe izolimi nuk janë të nevojshme të ndalojnë përhapjen e koronavirusit.

Disa orë më vonë, Presidenti Trump shpërndau në Twitter shumë pjesë të së njëjtës video për 84.2 milion ndjekësit e tij, duke theksuar nevojën e përdorimit të hidroksiklorinës për shërimin e Covid-19.

Pak pasi, Donald Trump Jr. ndau të njëjtën video në llogarinë e tij në Twitter, ajo u bllokua dhe sipas një zëdhënësi të rrjetit social, llogaria e tij do të ketë “funksionalitet të kufizuar” për 12 orë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet