Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tiranë/ Biznesmeni i alarmuar njofton policinë, çfarë gjeti te dera e dyqanit këtë mëngjes

Pronari i një biznesi ka bërë denoncim në Policinë e Tiranës këtë mëngjes, pasi ka gjetur tek dera e dyqanit, disa gëzhoja armë zjarri dhe xhamin e derës të thyer.

Rreth orës 08:25, është njoftuar salla operative nga shtetasi S.A., pronari i një dyqani elektro-shtëpiake ku pretendon se tek dera e dyqanit, ka gjetur disa gëzhoja armë zjarri dhe xhamin e derës të thyer.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autoreve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet