Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Të shkuara bamirës”, Elvis Naçi infektohet me koronavirus. Fotografia që zbuloi gjithçka

Bamirësi Elvis Naçi ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit. Këtë e ka zbuluar gazetari Elio Laze në një shkrim në Facebook ku i thotë të shkuara atij dhe cdo pjesëtari tjetër të familjes. Postimin e publikuar e shoqëroi me një fotografi të bamirësit, i cili shfaqet me kurriz duke ecur pranë ambienteve të shtëpisë i shoqëruar nga një punonjës i ISHP-së, që do ti bëjë testin.

“Për sot, i urojmë të shkuara Elvisit i cili është konfirmuar me Covid dhe ndonjë pjesëtari tjetër të familjes. Shërim sa më të shpejtë. #MbaniMaskat”, shkroi Elio.

Nuk ka ende një reagim publik nga vetë Elvis Naçi për këtë lajm dhe nuk dihet si paraqitet gjendja e tij shëndetësore. Ditët e fundit kemi pasur një rritje të shifrave të të infektuarve, ku vetëm ditën e sotme rezultuan pozitivë 3 politikanë të Kuvendit të Shqipërisë, si dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet