Shpronësuan pronën afër “Shkëmbit të Kavajës”, arrestohen 3 persona në Durrës, 2 në kërkim

Aktualitet
Shpronësuan pronën afër “Shkëmbit të

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Shpronësimi”, duke ndaluar 3 shtetas dhe shpallur në kërkim 2 të tjerë, të dyshuar për shpërdorim detyre.

Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disamujor, kanë goditur një grup me ish – punonjës të Autoritetit Rrugor Shqiptar, të cilët duke shpërdoruar detyrën, kanë shpronësuar një pronë dhe kanë lejuar një subjekt që të ushtrojë aktivitetin në kundërshtim me ligjin, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shërbimet e Policisë kanë bërë ekzekutimin e urdhrave të ndalimit të Prokurorisë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës u ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, shtetasve:

A. M., 57 vjeç, banues në Tiranë;

E. B., 40 vjeçe, banuese në Tiranë;

N. D., 53 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit S. Ç., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe M. K., për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimit me pasoja të rënda”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT