Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shpëton Vangush Dako! SPAK firmos 22 arrestime për dosjen “339”

SPAK ka lëshuar 22 urdhëra arresti në lidhje me dosjen 339 për manipulimet dhe blerjen e votës në zgjedhjet e vitit 2017.

Personat e arrestuar janë kryesisht ish komisionerë në Tiranë dhe në Durrës. Urdhërat e ndalimit janë ekzekutuar nga policia e shtetit gjatë.

Mes personave të hetuar nga prokuroria për këtë çështje ka qenë edhe ish kryetari I bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, I cili mësohet se nuk është mes personave të arrestuar dhe të shoqëruar.

Dosja 339 u hetua nga viti 2016 nga prokuroria e krimeve të rënda duke nisur fillimisht për një grup që trafikonte drogë nga Shijaku drejt Gjermanisë.

Përgjimet telefonike ekspozuan më pas bisedat që Vangjsuh Dako dhe një sërë pushtetarësh lokalë zhvillonin në lidhje me manipulimin e zgjedhjeve me komisionerët dhe përfaqësuesit e partive politike.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet