Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Reagon presidenti i Bayernit ndaj vendimit të Europa League

Presidenti i Bayernit te Mynihut, Karl Hajnc Rumenige nuk pajtohet me heqjen e pezullimit të Mançester Sitit në skenën evropiane, duke iu bashkuar valës së sulmeve publike për ekipin qe dominon prej vitesh ne merkato, falë milionave arabe.

“Citizens” u dënuan me dy vjet dhe u gjobitën me 30 milionë euro për shkeljen e fer-play financiar. Megjithatë, Gjykata e arbitrazhit në sport (KAS) e pranoi pjesërisht ankesën e klubit anglez dhe e hoqi pezullimin. Kas gjithashtu e uli dënimin në 10 milionë Euro.

“Mendoj se vendimi përfundimtar i sjellë nga KAS-it është rezultat i punës se finalizuar keq të UEFA-s. Këtë e kam dëgjuar nga shumë persona dhe mendoj kështu. Megjithatë i uroj kolegët e mi nga Mançester Siti.

Mirë për mikun tim Guardiola. E di çfarë do të thotë pjesëmarrje në Ligën e kampionëve për të”, deklaroi Rumenige.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet