Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ky President zbulon se është prekur nga korona: Isha asimptomatik

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka ka deklaruar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus, por nuk e kishte kuptuar që në fillim.

65-vjeçari i bëri komentet të martën para trupave të Ministrisë së Brendshme në Minsk. “Kërkoj falje për zërin tim. Duhet të flas më ngadalë.

Por, çuditërisht, ju tani po takoni një person që ka arritur ta tejkalojë koronavirusin në këmbë. Kjo është ajo që konstatuan mjekët dje. Unë isha asimptomatik”, tha Lukashenka.

Bjellorusia aktualisht ka 67,366 raste të konfirmuara me koronavirus, përfshirë 543 viktima. Lukashenka vazhdimisht i ka minimizuar shqetësimet për rreziqet e sëmundjes, duke e cilësuar frikën nga pandemia si “psikozë”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet