Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Po futeshin kontrabandë, Policia Kufitare në Durrës sekuestron 120 mijë euro dhe 500 telefona

Policia Kufitare e Portit të Durrësit, ka zbuluar një rast të kontrabandës.

Mëngjesin e sotëm Policia Kufitare ka bërë kontroll në autobusin me drejtues I. F. dhe si rezultat janë konstatuar mbi 25 pako brenda të cilave ndodheshin rreth 500 telefona celular pa faturë shoqëruese si dhe një sasi rrobash. Gjatë kontrollit të imtësishëm janë zbuluar edhe 120 mijë euro.

Autobuzi kishte ardhur nga Italia dhe po transportonte mallra të cilat nuk justifikoheshin me një faturë përkatëse. Për veprime të mëtejshme janë njoftuar shërbimet e DVP Durrës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet