PD i përgjigjet Ramës: Për listat e hapura 100% jemi gati të punojmë pa vonesë, por...

Politikë
PD i përgjigjet Ramës: Për listat e hapura 100% jemi gati të

Sekretari i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Rama pasi ky i fundit akuzoi Opozitën e Bashkuar se po zvarrit procesin e hapjes së listave më 30 korrik.

Bardhi konfirmon se Opozita e Bashkuar ësthë 100% dakord për hapjen 100% të listave dhe është gati të punojë për këtë në një proces gjithpërfshirës, të hapur dhe pa vonesa.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sa i përket ndalimit të koaliconeve Bardhi thekson se opozita koalicionin e ka me qytetarët dhe është e vendosur ta ruajë atë. Heqja e koalicioneve sipas tij është vetëm hall i Edi Ramës dhe këtë nuk e zgjidh dot PD.

STATUSI I PLOTEE NGA GAZMENT BARDHI:

Heqja e koalicioneve parazgjedhore, pragu kombëtar për partitë e vogla dhe ndryshimi i zonave zgjedhore, nuk janë risi, por halli personal i ER me zgjedhjet e ardhshme dhe halli i krimit të organizuar me Qeverinë e ardhshme. Këtë nuk ta zgjidh dot PD dhe Opozita e Bashkuar,

sepse ne koalicionin e kemi me qytetarët dhe jemi të vendosur ta ruajmë dhe ti shërbejmë vetëm interesit të Shqipërisë/shqiptarëve. Aktet e njëanshme të koalicionit të krimit të organizuar marrin peng Shqipërinë dhe minojnë zgjedhjet dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë

Opozita e Bashkuar është 100 % dakord, për hapjen 100 % të listave të kandidatëve. Për këtë jemi të gatshëm të punojmë në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, pa ndërprerje dhe pa asnjë vonesë.

ME TE LEXUARAT