Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Panik në RTSH/ Dhjetëra punonjës të infektuar me koronavirus, karantinohet dhe moderatori i njohur

Një situatë pnaiku paraqitet në ambientet e RTSH për shkak se gjysma e stafit është i infektuar me Covid 19. Në një reagim për media, gazetari Lorenc Vangjeli konfirmoi se ka dalë pozitiv babai i tij dhe është karantinuar si masë paraprake, ndërsa vetë ai gëzon shëndet të plotë dhe ka rezultuar negativ pasi i janë bërë testime. Ndërkohë nuk ka asnjë detaj mbi situatën dhe si po zhvillohet puna në ambientet e televizionit.

Burime bëjnë me dije që shumica janë të infektuar pasi rreziku është shumë i lartë dhe këtë e vërtetojnë më së miri shifrat e ditëve të fundit.

Është ende e paqartë nëse i janë bërë tamponat të gjithë stafit të televizionit dhe nuk dihet nëse janë karantinuar personat që rezultuan pozitiv. Ndërkohë nga ISHP dhe Ministria e Shëndetësisë nuk raportohet për të prekurit dhe masat e marra në institicionet shtetërore pas raportimeve për numër të lartë të punonjësve të infektuar me koronavirus.

E njëjta situatë paraqitet dhe në Radio Televizionin Shqiptar ku punojnë dhjetëra njerëz të cilët janë të shqetësuar për shëndetin e tyre, pas raportimeve të shumta për staf të prekur por gjithçka thuhet nën zë, pa asgjë të komunikuar apo konfirmuar zyrtarisht nga drejtuesit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet