Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mijëra koreanë të Veriut në festën e Kim, injorojnë distancimin social

Fotografitë nga Pyongyang tregojnë veteranët e luftës, ku shumë prej tyre duket se janë 70-80 vjeç, duke brohoritur Kim Jong-un, teksa turmat u mblodhën për të shënuar përvjetorin e përfundimit të Luftës Koreane.

Fotografitë shqetësuese tregojnë mijëra Koreanë të Veriut së bashku duke brohoritur Kim Jong-un, pavarësisht se vendi konfirmoi rastin e parë të dyshuar të Covid-19.

Nuk kishte asnjë distancim shoqëror edhe pse ushtarët që u mblodhën mblodhën për Konferencën e 6-të Kombëtare të Veteranëve të Luftës dje, ishin të moshës së tretë.

Dhe turma të mëdha u mblodhën për festime duke shënuar përvjetorin e përfundimit të Luftës Koreane në kryeqytetin Pyongyang.

Kim Jong-un së bashku me popullin kanë vazhduar festimet me fjalime, brohërima dhe fishekzjarre, ndonëse në fund të javës së kaluar shpallën gjendjen e jashtëzakonshme pasi rastit të parë të dyshuar me Covid-19.

Deri më tani, Koreja e Veriut ka mohuar të ketë raste me koronavirus, pavarësisht se kanë rezultuar më shumë se 15,000 testime pozitive në vendin fqinj të saj, Korenë e Jugut.K.K/LajmiFundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet