Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mbytet anija në Dhërmi për atraksion turistik, Rama: Destinacion i ri për zhytje

Një ish- anije ushtarake është mbytur ditën e sotme për qëllime turistike. Ajo do të shërbejë si një atraksion turistik në ujërat e Drimadhesit në Dhërmi për të apasionuarit pas zhytjes.

Me miratimin e ligjit për aktivitetet detare i hapet tashmë rruga e krijimit të porteve dhe shfrytëzimit të ujërave edhe nga jahtet, por jo vetëm edhe për pjesën nënujore.

Anija e cila u mbyt sot qëllimisht do të jetë një destinacion turistik nënujor dhe do të përfshihet në hartën e aktiviteteve turistikë detare në Shqipëri.

Për më tepër anija u mbyt nga Forcat Detare dhe në momentin e mbytjes ishte e braktisur teksa i pranishëm për të vëzhguar këtë ngjarje ishte dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

STATUSI NGA EDI RAMA:

#BeautifulAlbania 🇦🇱❤️

Një destinacion i ri për zhytje🌊
Kjo ish anije ushtarake🛥️, tashmë do të shërbejë si një atraksion turistik nënujor🌅

#Dhërmi😊

://www.facebook.com/edirama.al/videos/741418653069319/?t=2

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet