Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kosova ashpërson masat! Qytetarët që vijnë nga vende me risk të lartë, detyrohen të bëjnë tamponin

Qeveria e Kosovës së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë kanë ashpërsuar masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas mediave kosovare, nga 30 korriku të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që vijnë nga vendet me risk të lartë të infeksionit si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia duhet të vetë-izolohen për 7 ditë në banesat e tyre.

Gjithashtu nga 30 korriku të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, qytetarët me leje qëndrimi e leje qëndrim të përkohshme që dalin jashtë territorit të Republikës së Kosovës dhe nuk kthehen brenda 48 orëve duhet të dëshmojnë gjendjen e tyre shëndetësore me anë të tamponit, në të kundërtën detyrohen të vetë-izolohen për 7 ditë në banesat e tyre.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet